Dita nis thjesht.
Regjistro hyrjen e daljen, shih orarin dhe paraqit kërkesat e pushimit nga telefoni.
Prezenca, oraret dhe kërkesat e stafit në një vend. Oraime e bën ditën më të lehtë për punonjësit, menaxherët dhe HR.
Fletët e prezencës, kartelat dhe raportet manuale marrin kohë. Me Oraime, regjistrimi bëhet nga telefoni dhe informacioni mbetet i organizuar për të gjithë ekipin.
Shih si funksionon ↗Prezencë sipas lokacionit të autorizuar.
Hyrje dhe dalje të thjeshta për stafin.
Orari dhe historiku në një pamje.
Të dhëna të gatshme për HR dhe menaxherët.
Vendosni rrezen e lejuar për lokacionin e punës. Punonjësi regjistron hyrjen dhe daljen nga telefoni brenda zonës së caktuar.
Kodi QR ofron një mënyrë praktike për të regjistruar prezencën në pikën e punës. Proces i shpejtë për stafin, evidencë e rregullt për menaxherin.
ORAIME / CHECK-INPlanifikoni ditët dhe ndërrimet e punës, ndiqni orët e regjistruara dhe dalloni vonesat pa kërkuar informacione në shumë vende.
Punonjësit paraqesin kërkesat për pushim nga aplikacioni. Menaxherët dhe HR i shqyrtojnë në një rrjedhë të organizuar.
Shihni historikun e hyrjeve dhe daljeve, prezencën dhe vonesat në raporte që i ndihmojnë menaxherët të kuptojnë ditën e punës.
Të dhënat e prezencës lidhen me përllogaritjen e pagave. Më pak punë me tabela, më pak gabime gjatë përgatitjes së listës së pagave.
Përgatitni kontratat nga shabllonet dhe të dhënat e punonjësve. Dokumentet bëhen më të lehta për t'u gjeneruar e për t'u organizuar.
KONTRATË PUNEHarro shpenzimet për lexues RFID, kartela dhe instalim në çdo hyrje. Me Oraime, telefoni që e keni tashmë e kryen punën për regjistrimin e prezencës.
Regjistro hyrjen e daljen, shih orarin dhe paraqit kërkesat e pushimit nga telefoni.
Ndiq prezencën, menaxho kërkesat dhe përgatit raportet me informacion të organizuar.
Na tregoni për ekipin tuaj. Ju tregojmë si mund të përshtatet Oraime me mënyrën tuaj të punës.